Kryeministri shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë i kishte bërë ftesë dhe sekretares së shtetit amerikan zonjës Hillari Klinton pak kohë më parë.
Dhe sot ai ka marrë një përgjigje pozitive e cila ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët për praninë e saj në këtë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar duke shprehur dhe njëherë se miqtë amerikanë janë gjithmonë në krah të kombit shqiptar, është shprehur kryeministri Berisha.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, javën e ardhshme do të vizitojë Tiranën. Vizita zyrtare, pjesë e një turi në Ballkan, është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përmes një komunikate DASH njofton se Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, nga data 29 tetor deri më 2 nëntor. Sekretarja e Shtetit do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.
Në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë, Clinton do të jetë bashkë me baroneshën Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.
Kryeministri Berisha duke i uruar një mireseardhje të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Shqipëri, thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrdhënieve te shkeqyera qe ekzistojne midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave te ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejne per shqiptaret si dhe mbështetjes se çmuar që i kane dhënë dhe i japin në menyrë të vazhdueshme Shqiperisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut.