Me uniformën e saj që mbulon të gjithë trupin, me fytyrën e saj të lyerë me bojë, dhe me armatimet ushtrake që ajo mban mbi supe, nuk të jep përshtypjen se ajo mban brenda vetes edhe anën elegante femërore.
Melissa Haywood jashtë rrobave apo uniformës së saj të oficeres në Irak është një bukuri për t'u adhuruar.
26-vjeçari britanike me trup ushtarak nga Wiltshire, Salisbury, e cila shërbeu në Irak në vitin 2007 në Korpusin e Përgjithshëm, ka fituar çmimin trupi më i mirë me bikini, në Kampionatin Bodybuilding në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke folur në faqen e internetit Fit Body Promotions, kampionia e cila ka ka shërbyer në Irak, si pjesë e Operacionit Telic 10 - tha: "Unë nuk dua asgjë më shumë se djersitjet e prapanicës time në palestër dhe të marr shpërblimet për këtë!"
Melissa është e martuar me Kieran, edhe ai ushtar në Irak, dhe kur ka kohë të lirë ajo e shpenzon me miqtë e saj në Twitter duke dhënë këshilla rreth rregjimit të saj të ushtrimeve dhe ushqimeve që ha.
Ajo është një tifoze e proteinave por jo që merren nga gjërat e ëmbla, gjalpë i freskët, pulë dhe brokoli dhe mundësisht çokollatë të nxehtë.
"Cili është sekreti i saj?
Ajo përgjigjet dhe e vetmja përgjigje që ajo është mëse e bindur është: Zgjohu çdo ditë me vendosmëri për të djersitur prapanicën dhe shko në shtrat me kënaqësi në mbrëmje për të fjetur. Thojini stop të ngrënit si një "qen". Hani për të jetuar dhe mos jetoni për të ngrënë.