Mëngjesi i sotëm për banorët e fshatit Belishovë, Mallakastër ka qënë tepër i pazakontë.
Çifti Enver dhe Azbie Myftari, me moshë 55 dhe 54 vjeç të cilët jetonin vetëm në banesë janë vrarë dhe më pas janë djegur në banesën e tyre.
Rrethanat janë ende të paqarta por dyshohet se ata janë vrarë nga të tjerë dhe më pas janë djegur në shtëpinë e tyre bashkë me lokalin e tyre ngjitur me shtëpinë.
Polica ka shkuar në vendngjarje bashkë me zjarrfikëset që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e viktimave.