Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një telegram urimi për festën e Kurban Bajramit nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Në telegram, Sekretarja Clinton i uron Kurban Bajramin myslimanëve në të gjithë botën, duke shprehur përshëndetjet më të përzemërta për ata që kthehen në shtëpitë e tyre pas pelegrinazhit të sivjetshëm në Haxh dhe duke theksuar vlerat dhe mesazhet që përçon ky ritual.
“Ne emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, iu uroj vëllezërve dhe motrave myslimane përreth botës një festim të lumtur të Kurban Bajramit dhe rikthim të sigurt në shtëpi, të atyre që kthehen nga Haxhi”, thuhet në telegramin e urimit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dërguar Ministrit Enver Hoxhaj.