Tragjedia pushton dhe një nga lagjet më të pasura të New Yorkut në SHBA.
2 fëmijë të moshës 2 dhe 6 vjeç janë gjetur nga nëna e tyre të vrarë nga dadoja e shtëpisë që sipas policisë kishte plagosur dhe veten për të mbuluar gjurmët.
Fëmijët janë gjetur pajetë të dy në vaskën e banjës. Babai i fëmijëve Kevin Krim është zëvendëspresident dhe drejtor i përgjithshëm i CNBC Digital dhe ndodhej në një udhëtim biznesi ne kohen kur ndodhi ngjarja.
Marina, nëna e fëmijëve e cila ishte kthyer në shtëpi me vajzën e saj 3 vjeçare, fillimisht mendoi se fëmijët kishin dalë shëtitje me dadon e tyre, 50-vjecaren Yoselyn Ortega. Ajo zbriti poshtë dhe portieri i ndërtesës i konfirmoi se nuk kishte parë gruan dhe dy fëmijët që të largoheshin. Kur ajo u ngjit lart, zbuloi tragjikisht fëmijët e saj në vaskën e banjos.
Akoma nuk dihen rrethanat e mbytjes së fëmijëve ndërsa pritet dëshmia nga dadoja e cila është në spital në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë dadoja e punësuar kohët e fundit, njihej në lagje si një grua e qetë dhe e rregullt.