English

Mjeku akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij

Një mjek është akuzuar për përdhunimin e ish-të dashurës së tij, gjatë kohës që ai kishte një lidhje të fshehtë me të në Pakistan dhe më pas e ka kërcënuar se do hedhë në internet fotot e saj lakuriq nëse ajo largohej prej tij.

Dr Muhammed Khan, i cili punon në Glasgow, është duke luftuar për karrierën e tij në gjykatën e mjekësisë (MTPS).

Viktima e tij që identifikohet me emrin 'Miss A ", e ka akuzuar për përdhunim mjekun Khan që prej kohës kur ajo ishte studente 17 vjeçare në Pakistan, në vitin 2001.

Ajo i tha panelit mjekësor mbikqyrëse në Mançester se gjatë një periudhe nëntë-vjeçare Khan e ka detyruar të ketë seks dhe të bëjë fotografi të qarta gjatë seksit.
Gruaja, e cila gjithashtu punon në profesionet mjekësore, më në fund e bëri ankesë për EPK-ve në vitin 2009, pasi Khan mbërriti në vendin e punës së saj me fotografitë në duar.
Miss A pretendon se Khan e ka kërcënuar për turpin e saj, duke treguar fotografitë e saj lakuriq dhe kryerjen e një akti seksual, dhe se ai do ia tregojë babait dhe miqve të saj.

Kjo është kundër ligjit islamik për gratë që të kenë të dashur dhe një marrëdhënie seksuale është tabu në Pakistan për familjet myslimane të devotshme të cilat kanë rregulla të rrepta për martesë.

Por njëkohësisht Miss A ka pranuar se ka patur një mardhënie me mjekun por më pas ai e ka përdhunuar pasi ai nuk donte që ajo të largohej.

Sipas pyetje-përgjigjeve gjithashtu doli se zonja A pohoi se ajo vazhdoi marrëdhënien me Khan sepse ajo "ishte e bindur se atë që ai bëri ishte nga dashuria '.
Incidenti mendohet se ka ndodhur në Khyber Medical College në Pakistan.
Avokatët mbrojtës Z. Anthony Hayworth refuzoi të pranojë se ajo ishte përdhunuar, dhe në vend të saj të pranonte se ato e donin njëri tjetrin dhe çdo gjë e kishin bërë me dëshirë.

Mardhëniet e tyre zgjatën 7 vjet, por ato u ftohën vetëm kur zonja A u martua me një burrë tjetër.

Është pohuar se Khan pastaj u angazhua në një fushatë të shantazhit, pasi ai donte që të martohej me të.

Zonja A përsëri insiston që ishte shumë e vështirë për të, që të martohej me mjekun Khan dhe se ajo i kishte kërkuar atij që të hiqte fotot pasi ishin të rrezikshme për jetën e saj.
Por avokatët mbrojtës të mjekut shprehen se gjithçka që ajo bën, është se përpiqet për të justifikuar veten pasi burri që morri mendohet të jetë më i pasur.

Khan është akuzuar se ai ka përgatitur dhe një rrëmbim të saj por avokato mohon këto lloj akuzash.

Gjyqi nga paneli mjekësor akoma nuk ka përfunduar.

KOMENTE