Analizë nga Xhevat Bislimi: Populli shqiptar, si rrallë ndojë popull tjetër bashkëjeton me tri fe të mëdha botërore. Dhe, ajo që është e rëndësishme, populli shqiptar edhe pse ka përqafuar tri fe kurrë nuk ka patur as më të voglën telashe për shkak të këtyre besimëve të ndryshme në dukje por të njejta në thelb (besimi ne nje ZOT, të njejtit profeter...). Se rëligjionet, besimet janë në thelb të njejta dhe nuk duhet të paraqesin asnjë problem midis tyre (kështu do të duhej të ishte edhe në botë) e kanë kuptuar dhe dëshmuar më mirë se kushdo tjetër në botë SHQIPTARËT. Por, kështu nuk besojnë, nuk sillen dhe nuk veprojnë ata që quhen "shefat" e tyre shpirtëror, kleri. Kleri fetar i këtyre tri feve (ka perjashtime dhe shembuj perkushtimi të lartë për Atdheun) kanë ushqyer dhe vazhdojnë të përpiqen ta ushqejnë, për interesa të tyre të ulta, ndarjën, përcarjen dhe telashët midis shqiptarëve... Por, shekujt kanë dëshmuar se ky angazhim i tyre ka shkuar, po shkon dhe do të shkojë përgjithmonë huq falë pjekurisë dhe atdhedashurisë së pashembulltë të popullit tonë, popull që mbi të gjitha ka gjuhën e tij, gjakun, kombin, atdheun dhe FLAMURIN, komb që është i lidhur me ZOTIN, por jo me matrapazët që thirrën në ZOTIN dhe veprojnë kunder TIJ...
Naim Ternava dhe Bashkësia Islame Shqiptare e Kosoves me vendimin e tyre për të festuar festën e flijimit (kurban bajramin), këtë festë të vjetër sa vetë njeriu, në një ditë me Serbinë dëshmuan edhe njëherë se më së paku i shërbejnë ZOTIT dhe popullit shqiptar. Naim Ternava dhe kompania e tij nuk e lejuan Kosovën (për herë të dytë këto vite pas clirimit) të festojë bashkë me pjesën tjetër të kombit, por u përpoqen të japin mesazhin ogurzi se Kosova nuk është pjesë e kombit shqiptar dhe se Kosova ende është e lidhur me Bashkësinë Islame në Serbi dhe duhet të festojë në një ditë me Serbinë!! Kjo mund të jetë edhe dëshirë dhe kërkesë e disa "politikanëve" "kosovarë", që s'po mund të shkëputen nga e kaluara e tyre dhe po vdesin nga nostalgjia për atë kohë të "artë" të jugo-Serbisë!! Turp e haram! Madje edhe shqiptaret e pushtuar nga Serbia (përfshi edhe Tregun e Ri, që dikush po e quan "boshnjak") do të duhej të festonin bashkë dhe në të njejtën ditë me pjesën tjetër të kombit... Njësoj edhe shqiptarët në Stamboll e Turqi, në Greqi e kudo në botë... Naim Ternava dhe grupi i tij (tërësisht në shërbim të politikave dhe qarqëve antishqiptare) nuk e lanë Kosovën të festoj dhe gëzoj këtë festë me Shkupin, Tiranën dhe Stambollin!! Po e përmend edhe Stambollin sepse historikisht është banuar nga pellazgët, ilirët dhe shqiptarët. Edhe sot jetojnë miliona shqiptarë në Stamboll dhe Turqi. Prandaj, cila është arsyeja që ne nuk duhet ta bëjmë festën me Stambollin, Shkupin e Tiranën?! Populli shqiptar i Kosovës nuk besoj se do t'i tolerojë më këta naimer që ta poshtrojnë deri në këtë shkallë...
Sot do të duhej që hoxhallarët e mbrapshtë t'i gjenin xhamitë te zbrazta... Dhe këtë do ta bënin besimtarët shqiptarë sikur mos të "frikoheshin" akoma se do të etiketoheshin, sic bëjnë këta matrapazë, si të "pa fe"... Shqiptarët edhe festat fetare të njeri-tjetrit gjithmonë i kanë festuar dhe gëzuar bashkë, kurse Naim Ternava përpiqet t'i ndajë edhe shqiptaret e të njejtit besim, ua mohon të drejten që të festojnë dhe gëzojnë në të njejtën ditë të njejtën festë! Jazek! Kjo shtron si urgjente nevojën e organizimit të këtyre bashkësive islame shqiptare në një BASHKËSI ISLAME SHQIPTARE të vetme. Nëse vërtetë këto bashkësi islame shqiptare janë organizuar t'i shërbejnë ZOTIT dhe vetëm ZOTIT, ato kurrë nuk do të duhej të pranonin copëtimin e tokave të Shqipërisë nga pushtuesit sllavo-grekë, sepse ky nuk ishte vullnet i ZOTIT, por vullnet i më të fortit...
Përkushtimin e tyre, besimin dhe vendosmërinë se këto bashkësi islame shqiptare njohin vetëm vullnetin e ZOTIT dhe i përkulen dhe shërbejne vetëm atij duhet ta bëjnë dhe dëshmojnë vetëm duke u riorganizuar në një BASHKËSI ISLAME SHQIPTARE të vetme... Përndryshe mbetën sic kanë qenë shërbëtorë të politikave të ditës, të huajit dhe të më të fortit, shërbëtore të interesave të tyre materiale dhe financiare, sic po ndodh sot... Thirrjet e tyre me altoparlanta dhe në guhë të huaj vazhdojnë të dëshmojnë se këto bashkësi nuk po mundën ende ta gjejnë rrugën për te ZOTI dhe vetëm te ZOTI dhe rrugën për te populli dhe Atdheu i tyre i vetem, Atdhe dhe Popull i bekuar nga vetë ZOTI...