English

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, 55 vjet nga themelimi i tij. Topalli merr pjesë në ceremoni

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot e ftuar në ceremoninë jubilare të 55 vjetorit të themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, përvjetor që përkon me atmosferën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Është fat, tha zonja Jozefina Topalli që ky përvjetor përkon me vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe të nderojmë figurën më të pakontestueshme të shekujve të fundit, autoritetin e kthjelltësië së perspektivës europiane të Shqipërisë, Luigj Gurakuqin.

Nxënësi i De Radës, pjesëmarrësi aktiv i Kongresit të Manastirit, drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit, udhëheqës i kryengritjeve të Veriut (1911-1912), themelues i Komisisë Letrare, krahu i djathtë i Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë. deputet i Shkodrës, bashkëluftëtar i Fan Nolit, ministri i ekonomisë dhe financave, autor i "Vargnimi në gjuhën shqipe", i polemikave të paharrueshme revistat "Albania", e "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese", stilist i shquar, Luigj Gurakuqi mbetet vigani liberator, jo thjesht i paharruar, por i paharrueshëm.

Në shenjë nderimi për figurën e Luigj Gurakuqit dhe të Universitetit që mban emrin e tij, Kryetarja e Kuvendit dhuroi një kopje nga botimi special i Akteve të themelimit të Shtetit Shqiptar.

KOMENTE