Dy mësues janë pushuar nga puna e tyre pasi janë akuzuar se kanë pregatitur dhe vënë në skenë para prindërve dhe nxënësve të tjerë një lojë që luhet nga disa nxënës të zgjedhur ku si tematikë është përdorur abuzimi seksual në familje dhe shoqërinë ku ata jetojnë.
Konkretisht në skenë vajza abuzohej seksualisht nga babai madje duke e detyruar të bënte seks oral dhe ushtronte dhe dhunë.
E gjitha kjo lojë ka ngjallur reagim negative te disa prindër të cilët janë ankuar në organet më të larta të drejtimit arsimor pasi e kanë quajtur tepër tronditës dhe jo edukues.
Por të tjerë prindër nuk kanë reaguar pasi këto tematika janë gjithmonë reale në jetën e përditshme dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm rreth asaj që ndodhe dhe të marrim përgjegjësitë tona.
Gjithashtu drejtori i shkollës është prenoncuar duke thënë se ishte në dieni të një loje edukative por jo në këtë nivel aq sa të tronditen disa prindër.
Tani çështja ka kaluar në shkallën e parë të gjykatës, pasi nuk është e drejtë që mësuesit të pushohen direkt nga një deklaratë e prindërve si dhe nxënësit ishin në dieni por dhe prindërit, se çfarë ndjenje mund të shkaktonte kjo lojë, pasi mësuesit ishin të kualifikuar në dhënien e njohurive lidhur me abuzimet e formave të ndryshme, sjelljes dhe mbrojtjes prej tyre.
Javës që vjen gjyqi do të mblidhet në seancën e parë për të dëgjuar çështjen në fjalë.