English

Berisha reagon mbi keqinformimet për 100-vjetorin e Pavarësisë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Berisha lidhur me keqinformimet mbi festimet për 100 vjetorin e pavarësisë.

"Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të kontrolluara prej tyre, me një qëndrim primitiv dhe për të mbjellë përçarje, trillojnë për kremtimet e 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë."

Sipas tyre, - po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndërkohe që po ulen figura te tjera, ndër te cilat dhe figura e Ismail Qemalit.

Lidhur me këto pretendime, Kryeministri thekson se ato janë qesharake dhe kryekëput mashtrime te bazuara ne provincializma hoxhiste.

Axhenda e festimeve të 100 vjetorit është ndër më të studiuarat dhe nuk përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhendë parashikon jo uljen e figurës së themeluesit të Pavarësisë, por lartësimin e saj, me vendosjen për herë të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin e vendit Tirane".

KOMENTE