Një kërcënim cunami në zinxhirin e ishujve në Hawaii është ulur, pasi valët e larta nuk arritën të materializohen.
Paralajmërimi është lëshuar pas një tërmeti me magnitudë 7,7 ballë që goditi brigjet perëndimore të Kanadasë. Lartësitë e valëve shkuan deri në 3.6 metra.
Drejtori i Qendrës së Paralajmërimit të cunamit Paqësor, Dr Charles McCreery, tha se rrymat e forta ende përbëjnë një rrezik për notarët, ndërsa ndërtesat pranë bregdetit nuk ishin në rrezik.