Shqiptari nga Kosova Lundrim Gjikokaj eshte denuar me burgim të perjetshëm, ku nuk ka te drejte apelimi pa kryer me pare 28 vjet heqje lirie, vendosi Gjykata e Larte e Londres per vrasjen e shokut te tij po nga Kosova Cime Sogojeva.
**************
Lundrim Gjikokaj ka qëlluar Cima Sogojeva, 27vjeç, shtatë herë atë në pragun e shtëpisë së tij në Golders Green, në veri të Londrës, në vitin 2008.
Gjikokaj, 30 vjeç, mbërriti me një kuti me çokollata në një gjest vullneti të mirë por të rreme para se të tërhiqte këmbëzën e pistoletës.
Gjikokaj, nga Reading, Berkshire, u dënua për vrasje në Old Bailey.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 28 vitesh.
Gjykata dëgjoi se zoti Sogojeva i kishte bërë presion Gjikokaj për të shlyer borxhin dhe kishte kërcënuar familjen e tij.
Në përgjigje Gjikokaj, Elms Avenue në Reading, e vrau në shtëpinë e tij në Highfield Road në tetor, 2008.
Gjykatësi Nicholas Browne tha Gjikokaj: "Ky ishte një ekzekutim i ftohtë dhe tepër i planifikuar, me paramendim dhe tepër brutal.
“Sipas Tim Duffiled, kryededektivit te Skuadres se Vrasjeve ne Policine Metropolitane,Lundrim Gjikokaj paraqiti nje alibi te hartuar me mjeshteri pas arrestimit. Ai fillimisht u arrestua diten e vresjes, por u lirua me kusht. Ai i tha Policise se ishte shok me viktimen dhe i kishte ardhur shume keq per vdekjen e tij, tha dedektivi. Gjikokaj vendosi te mos i pergjigjeje pyetjeve te veshtira ne procesin gjyqesor.