English

Papua Guinea e Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Përmes një letre dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O\'Neill ka konfirmuar vendimin e Qeverisë së tij për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të Punëve të Jashtme dhe Qeverive.

“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Thaçi.

Në këtë letër, Kryeministri Peter O\'Neill konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

“Kam nderin që t’ju njoftoj, dhe përmes juve edhe Qeverinë e Republikën e Kosovës se Qeveria e shtetit të pavarur të Papua Guineas së Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kryeministri O\'Neill në letër, duke uruar popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përpjekjet dhe aspiratat e tyre.

Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975.

KOMENTE