Autoritetet tajlandeze kanë arrestuar një shofer kamioni, pasi 16 tigra iu gjetën në pjesën e pasme të automjetit të tij.
Burri u ndalua në afërsi të kufirit me Laos pasi arriti të shmangte një postbllok policor.
Shoferi i tha policisë se ai kishte paguar 15.000 baht ose 490 dollarë, për të transportuar këlyshët.
Tajlanda është një nga qendrat e tregtisë ilegale të Tigrave. Pjesët e trupit të tigrave janë tepër të çmuara dhe mjaft të tregëtueshme në Azi.
Tigrat u gjetën të paketuar në tetë arka plastike.
Shoferi tani do të përballet me mundësinë e një mandati katër-vjeçar burg ose me gjobë prej 40.000 baht (1300 $) me akuzën e tregëtisë së paligjshme.
Kafshët janë tani nën kujdesin e zyrtarëve të kafshëve të egra.
Këta lloje tigrash po vijnë gjithmonë e në paksim për këto lloj arsyesh.
Por në muajt më parë, krerët e policisë dhe doganave nga 13 vende ku rriten tigrat e egër, ranë dakord për të forcuar kontrollet dhe për të përmirësuar bashkëpunimet ndër-kufitare për të luftuar kontrabandën.