English

Tragetit të linjës Durrës-Bari i këputet spiranca nga era e fortë

Moti i keq dhe erërat e forta të shoqëruara me rreshje shiu që nisën, qysh nga dita e djeshme, kanë sjellë jo pak probleme edhe në Portin e Durrësit ku era arrinte me shpejtësi 100 m/sek.

Janë ndaluar linjat e tragetit drejt Italisë madje ka ndodhur dhe një aksident i cili mund të kishte sjellë pasoja të rënda për anijet në portin e peshkimit.
Njërit prej trageteve të linjës Durrës-Bari i është këputur spiranca në kushtet e një ere të fortë, por është ngjeshur me tragetin fqinj dhe kjo ka ndihmuar në kapërcimin e situatës, që mund të kthehej në tragjedi për mjetet detare.

Tendosja tepër e fortë e litarëve të çeliktë të spirancave ka shkuar deri në këputje. Në operacion për rimorkimin e tragetit dhe stabilizimin e situatës janë vënë rimorkiatorët e portit të Durrësit. Ndërkohë era ka shkatuar problem edhe në qarkullimin rrugor gjatë të njëjtës orë. Sipas informacionit rreth orës 11.10 minuta në afërsi të Urës së Dajlanit, në rrugën hyrëse drejt plazhit, era e vrullëshme ka rrëzuar një pemë, që ka rrezikuar mjetet që po kalonin në atë periudhë. Qarkullimi është ndërprerë për disa orë derisa është pastruar rruga nga pema e rënë.

KOMENTE