English

Arrestohet një prej udhëheqëseve të organizatës terroriste ETA

Një grua e cila dyshohet se është një udhëheqëse ushtarake e armatosur e grupit separatist Bask, ETA, është arrestuar në Francë, konfirmon Ministria e brendshme spanjolle.

Izaskun Lesaka dhe një tjetër i dyshuar Eta u arrestuan nga policia franceze në qytetin e Macon, thuhet në një deklaratë.

Ajo e përshkroi zonjën Lesaka si një nga "tre figurat më të rëndësishme" në ETA, dhe tha se të dy të dyshuarit ishin të armatosur.

ETA shpalli "përfundimisht fundin" e fushatës së saj të armatosur në tetor 2011, por Spanja ka kërkuar që ajo të shpërndahet.

Grupi është konsideruar një organizatë terroriste nga Spanja, BE dhe SHBA.

KOMENTE