BA dhe Virgin Atlantik kanë anulluar të gjitha fluturimet nga Londra për në shtetet e Bregdetit Lindor sot.
Deri në 2.500 pushuesit mund të mbeten të bllokuar në qytetin e Nju Jorkut si dhe në qytete të tjera që janë prekur nga uragani Sandy.
Më shumë se 7,000 fluturime janë anulluara globalisht si në Filadelfia dhe aeroportet Newark ku secili ka më shumë se 1.200 anullime
Uragani Sandy mund të jetë stuhia më e madhe që ka goditur ndonjëherë amerikën dhe deri tani 65 persona janë raportuar të vdekur në të gjithë Karaibet
Uragani Sandy është vendosur të ketë ndikim deri në 50 milion njerëz, duke detyruar mbylljen e rrjeteve të transportit, shkollave dhe tregjeve financiare në New York City dhe më gjerë, madje duke i dërguar banorëve bregdetare se do të jetë shumë i fuqishëm.
Stuhia është rritur në një sipërfaqje prej 100 miljesh dhe çdo minutë ajo rritet dhe më tepër dhe sot pritet që të shkarkohet në New Jersey, në orët e vona dhe të largohet në orët e para të mëngjesit.
Njerëzit përpiqen që të sigurojnë shtëpitë e tyre dhe të furnizohen me ushqime. Shumë prej zoonave bregdetae ku uragani po kalon janë evakuuar.
Presidenti Obama ka bërë thirrje që amerikanët duhet ta marrin seriozisht këtë uragan pasi cilësohet si më i madhi dhe më i fuqishmi në historinë amerikane.