Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zonën e Re të Martaneshit. Dy minatorë kanë humbur jetën e tyre në minierat e Martaneshit, Bulqizë, si rezultat i shkarjes masive të gurëve që i zunë poshtë 2 minatorët ndërsa ishin duke punuar.
Emrat e tyre janë Ermal Elezi dhe Vehbi Shtafa, ky ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Elezi u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetonte.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.