English

Ministri Panariti udhëton për në Tunizi

Edmond Panariti, Ministri i Punëve të Jashtme, u nis për një vizitë zyrtare në Tunizi, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, së bashku me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, z. Jean – Claude Mignon.

Një ndër prioritetet e presidencës shqiptare është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet KiE-së dhe Rajoneve Fqinje të saj. Ministri Panariti dhe Presidenti Mignon pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Tunizinë, lidhur me gjetjen e një formule për institucionalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Këshillit të Evropës dhe autoriteteve tuniziane.

Me këtë rast, Ministri Panariti do të zhvillojë, takime me krerët më të lartë të vendit, si: Presidentin e Republikës Z. Moncef Marzouki, Kryeministrin Z. Hammadi, Kryetarin e Kuvendit Z. Ben Jaâfar, Ministrin e Punëve të Jashtme Z. Rafik Ben Abdessalem, etj.

KOMENTE