Mjekët në Gjermani thonë se kanë hequr me sukses një tumor 28 kilogram i mjaftueshëm për të mbushur një karrocë dore, nga një grua 60-vjeçare.
Gruaja, e quajtur si Irmtraud Eichler, kishte qenë më parë e diagnostikuar si obeze, por një tumor i bashkangjitur në vezoren e saj ishte rritur me shpejtësi, gjë që kishte çuar në shtimin e saj në peshë.
Mjekët i kishin dhënë një linjë të ushqimeve që ajo duhej të përdorte për uljen në peshë, por ditën e enjte pas largimit nga spitali ajo nuk ndihej mirë dhe vajza e saj insistoi që të bëhej një skaner, që më pas zbuloi tumorrin gjigand.
Kirurgët nga Klinika Universitare në qytetin lindor të Drezdenit kaluan 7 orë në operacion për heqjen e tumoritme përmasa 60 centimetra me 50 centimetra.
Pacientja është 40 kilogram më pak tani pas operacionit dhe e përshkroi veten si "super e lumtur".
Një zëdhënës për spitalin, tha se 60-vjeçarja kishte bërë një rikthim të plotë dhe ishte tani në gjendje të ecte përsëri me ndihmën e patericave pas heqjes së tumorit, i cili ishte përshkruar si "kufi" - thotë ajo, ai nuk ishte as beninje dhe sidomos as malinje.
"Unë i falënderoj shumë mjekët, unë jam një person i ri," tha zonja Eichler për agjencinë lokale të lajmeve DPA.