English

Refuzohet kërkesa e PS-së për hetimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli,.

Konfrenca shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një komisioni hetimor” Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën Janar 2010–Tetor 2012”dhe Programin e punës për periudhën 5 Nëntor- 27 Dhjetor 2012, si dhe Kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 Nëntor-22 Nëntor.

Lidhur me kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor, Kryetarja e Kuvendit ftoi Grupin parlamentar të PS-së ta rishohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

KOMENTE