English

Familja e një terroristi do të hedhë në gjyq qeverinë britanike

Familja e një projektuesi të nivelit të lartë të Al Kaedës, është vrarë nga CIA, do të padisë qeverinë britanike se e ka ndihmuar në vrasjen e tij.p

Rashid Rauf, një anglez i arratisur i cili luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin e komplotit me bombe ajrore, thuhet se është vrarë në një sulm me raketa amerikane, në një shtëpi të sigurt në Taliban në vitin 2008.
Familja e tij dëshiron tani të nisë një sfidë ligjore ku akuzon qeverinë se ka qenë bashkëpjesëmarrës në vrasjen e njërit prej qytetarëve të vet në tokën e huaj.
Oficerët britanikë të inteligjencës që ndanin informacione rreth tij me homologët e tyre amerikanë mund të gjykohen se kanë ndihmuar në vrasjen e tij, ose për kryerje të krimeve të luftës.
Rauf, 27 vjeç, një djalë i një ish-bukëpjekësi nga Birmingham, ishte në listën të dyshuarve me rrezikshmëri të lartë të CIA-s, për shkak të rolit të tij të dyshuar si një projektues kryesor për sulmet e Al Kaedës në Perëndim.

Shërbimet e inteligjencës gjithashtu besojnë se ai ishte truri prapa sulmeve të 7 korrikut në Londër, dhe se ai organizoi komplotin e dështuar në 2006 për të hedhur në erë aeroplanët amerikanë që fluturonin nga Heathrow, duke përdorur bomba të lëngëta.
Një mik i ngushtë i familjes, ka thënë se Rauf nuk kishte lidhje me Al Kaedën, "Ata duan drejtësi për djalin e tyre, i cili u vra në rrethana të errëta dhe me një gjakftohtësi të paimagjinueshme.

Rashid kurrë nuk pati një shans për t'u mbrojtur ose shpjeguar vetveten. Ai u akuzua për disa krime monstruoze dhe pa asnjë, gjykatës apo juri, ai u hodh në copa nga një avion pa pilot mijëra kilometra larg në SHBA.

"Amerikanët nuk mund të gjenin dhe të vrisnin atë pa ndihmën e oficerëve të zbulimit britanik që ndanin informacionin.
"Familja do përgjigje. Ata duan të shohin dëshminë se Rashid ishte një terrorist i rrezikshëm."

KOMENTE