Mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit Gjirokastër (Ura e Lumit) është vjedhur një pikë karburanti.
Dy personat pas grabitjes u larguan me shpejtësi por policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej grabitësve dhe përkatësisht të 21-vjeçarit Rafael Vasho ndërsa ka shpallur në kërkim edhe bashkëautorin e tij por nuk bëhet i ditur identiteti i tij për arsye hetimi.
Dy grabitësit sipas dëshmisë së punonjësit të karburantit, i kishin drejtuar kallashnikovin duke e detyruar t'i jepte lekët e turnit, një shumë prej 60 mijë lekësh të reja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtjshme për veprën penale të “Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim”.