English

Gramoz Ruçi në Kinë:Zhvillimi ekonomik i Kinës është për t’u marrë shembull

Forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me një nga superfuqitë botërore siç është Kina kanë qenë në fokus të vizitës që një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, po zhvillon prej disa ditësh në Republikën Popullore të Kinës. Në ditët e para të vizitës delegacioni i PS zhvilloi takime me drejtuesit e lartë të provincës Hang Zhou, e cila është një ndër provincat më të mëdha të Kinës, me 54 milion banorë.
Delegacioni i PS ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të provincës Xian Shi. Kryetari i Konferencës Konsultative të kësaj province, Cang Shung Shao, gjatë takimit me delegacionin shqiptar është shprehur besimin se PS do të luajë rol të madh për stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit të Ballkanit e më gjerë. Nga ana e tij Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka theksuar se PS vlerëson rolin e Kinës për stabilitetin dhe paqen në botë. “Zhvillimi ekonomik i Kinës për t’u marrë shembull. Dhe PS, me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do forcojë dhe zhvillojë me prioritet marrëdhëniet me Kinën duke synuar konsolidimin e marrëdhënieve tregtare dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, është shprehur Ruçi.
Në programin e vizitës për ditët në vijim janë parashikuar takime të rëndësishme në Pekin me autoritete të larta të Partisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

KOMENTE