Ishte dita e parë e punës për të riun shqiptar 23 vjeçar i cili jetonte në Brescia Itali. Por me siguri ai kishte shkuar në punë me gëzim por ai gëzim u pre në mes pasi aksidentohet kur po kthehej në shtëpi pas pune.
I riu shqiptar Klajdi Kasa 23, është aksidentuar nga një shtetas italian i cili pas askidentit nuk ndaloi fare por e la të braktisur në rrugë.
Klajdi kishte pësuar plagë tepër të rënda dhe për më tepër i riu u gjet buzë rrugës pa ndjenja në orën 2.30 duke u gdhirë e diel në 28 tetor, nga kalimtarë të rastit, ndërkohë që aksidenti kishte ndodhur orë më parë.
Të nesërmen (e diel)rreth orës 6:30 pasdite drejtuesi italian dorëzohet në polici duke pranuar aksidentin e bërë si dhe pranon që nuk e ndihmoi viktimën pasi ishte në gjendje konfuzioni dhe nuk dinte çtë bënte.