English

Vëllai tenton të vrasë vëllain për shkak të pronës

Sherret në familje as nuk kanë ndërmend të ndalen. Çështjet e pronësisë rënditen në vend të parë si shkaqet e këtyre sherreve madje në shumë raste me pasojë vdekjen. Por për fat të keq dhe dita e sotme filloi me sherre të tilla dhe për fat të mirë është arritur të shmanget tragjedia mes dy vëllezërve në qytetin e Librazhdit.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 33-vjeçari Ali Allko pasi tentoi të vriste vëllanë e tij F. Allko pas një sherri me këtë të fundit.
Sipas policisë 33-vjeçari Ali Allko fillimisht e ka goditur vëllanë e tij me mjete të forta dhe më pas ka tentuar të hedhë granatë, por vëllai ia ka marrë nga dora para shpërthimit duke shmangur kështu edhe tregjedinë në familjen e tyre.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 33-vjeçarin Ali Allko.

KOMENTE