Karriera e saj e famshme ka qënë në sajë të gënjeshtrave dhe mjeshtërisë së fotografisë së përpunuar.
Nicola McLean, ish modelja magjepsëse, që të gjitha femrat do e kishin zili, ka treguar mjaft informacion rreth vetes si dhe trupin e saj natyral.
Ajo tashmë është nënë e dy djemve të mrekullueshëm 6 dhe 2 vjeç, por ajo shprehet se e urren veten e saj pasi çdo gjë në trupin e saj është e shëmtuar. Ajo do vetëm gjërat fallco që ajo përdor.
Ajo tregon se ka vuajtur nga bulimia. Ajo që në shkollë ishte mësuar me idenë se ishte e shëmtuar dhe kjo gjë e ndoqi deri në lindjen e djemve.
Gjithashtu burri i saj nuk e dëshironte si më parë pas lindjes së djemve pasi barku i saj u deformua më shumë, si dhe për shkak të bulimisë pati mjaft probleme me flokët, dhëmbët, lëkurën, thonjtë. Ndaj vendsoi që të merrte një terapit mjekësor dhe tani ajo ndihet mirë vetëm me gjërat fallco që ajo përdor, që nga make-up, thonjtë artificialë, flokët e zgjatur artificialisht, gjoksin të bërë operacion.
Ajo u shpreh se tashmë pa këto gjëra nuk mund të jetojë pasi e bëjnë të ndihet mjaft e mbrojtur dhe rehat me botën e jashtme dhe pasqyrën e saj.