English

Olldashi: Lirimi i banesave dhe kalimi te ish pronarët zgjidh një padrejtësi 68 vjeçare

Ministri Olldashi ka sqaruar dhe njëherë përfundimisht të gjithë banorët që banojnë në shtëpitë me ish pronarë. Në deklaratën e tij për shtyp ai theksoi se
Gjykata Kushtetuese me një vendim të njëzëshëm ka shpallur sot përmes faqes së vet zyrtare, rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Qeraxhinjve në shtëpi pronë e ish pronarëve duke lënë në fuqi tërësisht aktin normative të propozuar nga kjo ministri të miratuar nga Qeveria dhe të kthyer në ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në radhë të parë, do të doja të shprehja falenderimin për Gjykatën kushtetuese për shpejtësinë me të cilën e shqyrtoi këtë cështje,pra nga momenti i paraqitjes së kërkesës nga shoqata eQiraxhinjve në shtëpi pronë e ish pronarëve e deri sot kur u bë shpallja e vendimit, sepse pikërisht duke qenë brenda datës 1 Nëntor kur fillon afati ligjor i aplikimit nga ana e ish pronarëve na jep mundësinë që Akti Normativ të zbatohet pa pasur komplikime procedurioale që do të vinin në një version tjetër eventual.

Pra fakti që Gjykata e dha vendimin sot e bën shumë më të thjeshtë zbatimin e të gjithë klauzolave që pareashikohen në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria dhe të kthyer në ligj nga Kuvendi.

Së dyti, jam vërtet i kënaqur që ky akt, e ritheksoj, zgjidh një padrejtësi 68 vjecare , një padrejtësi kundrrejt një shtrese që u shpronësua forcërisht nga regjimi komunist që për 48 vjet në atë regjim nuk u lejua të posedonte pronën e vet dhe që priti për 20 vjet demokraci rikthimin dhe rivendosjen e një të drejte bazike kushtetuese sikurse është e drejta e pronës. Një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e vendit, një e drejtë themelore e sanksionuar në kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Nga ana tjetër përfitoj nga rasti tu shpreh pronarëve sigurinë se ky akt do të zbatohet me përpikmëri. Gjë që do të thotë që nga nesër ata janë të ftuar të aplikojnë përmes procedurave që akti parashikon pranë Entit të Banesave i cili nga ana e vet pas vënies në lëvizje nga kërkesa e pronarit do ti drejtohet Gjykatës së rethit Gjyqësor ku ndodhet prona për nxjerrjen e titullit ekzekutiv.

I garantoj pronarët që e gjithë adminiatrata e Entit Kombëtar të Banesave në cdo qendër prefecture,ne cdo dege Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave do të jetë e gatshme për të asistuar dhe për të ndjekur procedurat e parashikuar nga akti dhe i gjithë procesi do të mbikqyret në mënyrë rigorose nga Ministria e Punëve Publike në mënyrë që tërësia e tij të jetë një sukses. Një sukses që do të garantojë jo vetëm zbatimin e një akti jashtëzakonisht të rendësishëm ligjor por zbatimin e një procesi të tërë që do të cojë në vend një të drejtë të mohuar për 68 vjet me radhë.

KOMENTE