English

Sëmundje vdekjeprurëse nga mushkonjat. Bëni Dezinfektimin, mos hezitoni. Këshilla

Është shfaqur pas 100 viteve në ishujt e Australisë.

Së shpejti ka për t'u shfaqur edhe në pjesë të Francës, Italisë, Shqipërisë dhe Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Ky është lajmi shqetësues që vjen nga Australia. Një mushkonjë e madhe po shpërndan sëmundje me një potencial fatal në pjesën qendrore të Australisë, thonë të shqetësuar ekspertët.

Sëmundja që shkaktohet nga mushkonja është konfirmuar në 48 shtete amerikane. Përhapja e virusit është rezultat i një dimri të butë dhe pranverës së lagësht. Ekspertët e shëndetësisë thonë se një nga mënyrat më të efektshme për parandalimin e kësaj sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse është eliminimi i mushkonjave që janë mbartëse të virusit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Faizal Elmasry, ky është lajm i mirë për bizneset e kontrollit të insekteve.

Katër vite më parë, rreth shtëpisë dhe lagjes së Stephanie Sample nga Virxhinia kishte shumë mushkonja.

E vetmja mënyrë për të parandaluar infektimin nga sëmundjet e ndryshme që shkaktojnë mushkonjat, spërkatja eliminon mushkonjat dhe ka një ndikim parandalues.

“Kjo metodë është e efektshme sepse mushkonjat strehohen në brendësi të gjetheve, në hije, rajone të cilat ne i spërkasim dhe në momentin kur mushkonja bien në kontakt me kimikatet ato ngordhin”.

“Pas përhapjes së virusit sidomos të atij të Nilit përëndimor, njerëzit filluan të kuptonin rolin e mushkonjave në përhapjen e tij. Kjo bëri që shumë banorë të kërkonin spërkatjen e mjediseve rreth shtëpisë së tyre, dhe jo vetëm brenda, pasi duhen parandaluar që jashtë për të mos u futur brenda, ose dhe nëse futen të jenë jo të afta për të pickuar dhe infektuar njerëzit.

Kjo nuk e befason ekspertin e mushkonjave Jorges Arias, zyrtar i departamentit të shëndetësisë në bashkinë e Fairfaksit në Virxhinia.

“Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka raportuar mbi 3 mijë e 100 raste të virusit të Nilit përëndimor në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, 130 njerëz kanë vdekur nga ky virus”.

Shumica e njerëzve të infektuar nga virusi i Nilit nuk shfaqin simptoma dhe shërohen plotësisht. Rreth 20 për qind prej tyre kanë dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe temperaturë të lartë.

“Por një për qind e këtij 20 për qindshi mund të marrë infeksione në sistemin nervor dhe mund të preken nga encefaliti ose meningjiti. Këto janë sëmundje me të rënda. Njerëzit e prekur nga këto sëmundje bien në komë dhe një pjesë e tyre vdesin”.

Entomologjisti Arias thotë se ndërgjegjësimi është thelbësor për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Zyra e zotit Arias përgatit dhe shpërndan dhjetëra publikime me informacione për mbrojtjen e individëve dhe familjeve të tyre nga virusi i Nilit perëndimor.

“Përdorni kimikatet që ju mbrojnë nga insektet. Duhet të visheni me rroba me mëngë të gjata, me ngjyrë të çelur sepse mushkonjat pëlqejnë rrobat me ngjyrë të errët. Eliminoni rajonet me ujë rreth shtëpisë suaj ose spërkatni ato me kimikate”.

Këto masa duhet të merren sepse mushkonjat shumëzohen në ujëra të qeta. Industria e kontrollit të mushkonjave ka të ngjarë të ketë shumë punë ndërkohë që virusi i Nilit përëndimor vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara dhe me rastet sporadike në Evropë që nuk do jenë të largëta përsa i përket rritjes së numrit të të prekurve.

Drejtuesi i Bashkimit të Epidemiologëve të Shëndetit Publik tropikal, Brian Montgomery, thotë se insekti i ngarkuar me sëmundje vdekjeprurëse pickon qeniet në mënyrë agresive dhe është shumë agresiv.

"Nëse e mbajmë 'në tokën tonë'është një vdekje e sigurt", thotë mr.Montgomery.

"Nëse do të bëhet diçka, duhet të bëhet përpara stinës së lagësht, thotë ai.

Encoefalistët japonezë po kërkojnë efektet që sjell në sistemin qendror nervor, të cilat janë dhe shkak për krijimin e komplikacioneve dhe vdekjes së njeriut. Dy janë përpjekjet e shkencëtarëve, zbulimi i vaksinës për njeriun dhe i mënyrave për ta shfarosur atë, por deri në atë moment e vetmja mënyrë parandalimi ËSHTË DEZINFEKTIMI I AMBJENTEVE JASHTË DHE BRENDA.

Çfarë shkakton pickimi

Alergji
Irritim të lëkurës
Kruajtje në trup
Puçrra të kuqe
Sëmundje infektive

Si të mbrohemi

Të dezinfektohen ambientet
Të përdoren spray dhe kremra që largojnë mushkonjat
Të kontrollohen bodrumet dhe të spërkaten me pesticide

Këshilla për t'u mbrojtur nga pickimi i mushkonjave

Pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me aloe vera dhe banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, ose me xhelin e nxjerrë nga bima aloe vera. Metodat e trajtimit të aloe verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara aloe. Trajtimet me aloe vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur aloe vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht.

Mushkonjat për vetë faktin se thithin gjakun nga persona, apo dhe kafshë të ndryshme mund të jenë përhapëse të viruseve vdekjeprurëse siç janë, sipas mjekëve, SIDA dhe hepatiti.
Ndaj mos neglizhoni se një gjë e vogël, shkakton probleme me pasoja katastrofike, thotë populli.

KOMENTE