Një shqiptare nga Maqedonia me banim në Zvicër është dënuar nga Prokuroria zvicerane pasi akuzohet se ka prerë në fytyrë me një copë xhami emigrantin e huaj arab Hassan J.
23 vjeçarja Besnike I. për të cilën nuk jepen shumë të dhëna është dënuar me 8 vite burg pasi emigranti i huaj ka tentuar të vjedhë sendet e saj personale në një disko të Zyrihut.
Driton.R dhe Onur.Y ishin dy miqtë e saj me të cilët ajo ishte shoqëruar atë natë dhe kur ajo ka hetuar se sendet personale ishin vjedhur nga arabi ajo filloi të përleshet me të.
Ai u dorëzua por në përleshje e sipër ajo e ka qëlluar me një shishe bosh vodke në fytyrë.
Avokati mbrojtës i Besnikes, Valentin Landmann, një nga avokatët më të njohur zviceran ka kërkuar dënim më të ulët, deri në 2 vjet, pasi klientja e tij kishte reaguar nën ndikimin e alkoolit. Por prokuroria ishte e vendosur në dënimin e saj pasi më parë Besnikja kishte gënjyer duke paraqitur dëshmi jo të vërteta.
Ky fakt ka detyruar gjykatësit të japin një dënim maksimal prej 8 vitesh.