English

Banania shumë shpejt do të zëvendësojë pataten

Ndryshimet klimatike do të çojnë që familja e bananeve të zgjerohet edhe më shumë madje edhe në lartësi më të mëdha, duke zëvendësuar ato bimë ushqimore që janë esenciale për njeriun, shprehen kritikët botërorë të ushqimit.

Hulumtuesit nga partneriteti bujqësor CGIAR thonë se fruti mund të zëvendësojë pataten në disa vende në zhvillim.

Cassava një lloj fruti zhardhok dhe bima pak e njohur e cowpea mund të jenë shumë më të rëndësishme, tani që temperaturat po rriten çdo vit, duke i bërë ushqime të rëndësishme.

Njerëzit do të duhet të përshtaten me menutë reja dhe të larmishme si luftë për ekzistencë, thonë autorët.
Në përgjigje të një kërkese nga komisioni i Kombeve të Bashkuara të ushqimit dhe sigurisë në botë, një grup i ekspertëve të kësaj fushe kanë parashikuar që 22 mallra të rëndësishëm në botë do të zëvendësohen gradualisht për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ata parashikojnë se tre të lashtat më të mëdha në botë në aspektin e kalorive si - misër, oriz dhe grurë - do të ulen shumë në vendet në zhvillim.

Ata sugjerojnë se patate, e cila rritet në klimat jo të nxehta, gjithashtu mund tëketë probleme pasi temperaturat po rriten dhe moti është i paqëndrueshëm.

Autorët argumentojnë se këto ndryshime "mund të sjellin një hapje për kultivimin e varieteteve të caktuara të bananeve" në lartësi më të mëdha, madje edhe në ato vende që aktualisht rriten patatet.


Cassava mund të ndihmojë në përmbushjen me nevoja ushqimore në Azinë Jugore.

KOMENTE