Policia e Shtetit, ka planifikuar dhe ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të kryesuar nga Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zj. Hillary Clinton, e cila do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së sotme.
Në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:
1. Nga ora 22.00’ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
- Rinas – Qafë Kashar;
- Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
- Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
- Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
- Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
- Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
- Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
- Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.
2. Nga ora 10.00’ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:
- Rinas – Qafë Kashar;
- Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
- Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
- Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
- Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
- Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
- Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
- Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
- Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.
3. Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej;
- Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.
Policia e Shtetit shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.