Pas takimeve të programuar në axhendë, me krerët e qeverisë shqiptare në fillim me presidentin Nishani, më pas me kryeministrin Berisha, Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në këto momente është duke mbajtur fjalimin e saj në parlamentin shqiptar.
Clinton po mban fjalimin historik perpara deputeteve, te ftuarve, diplomateve ne Kuvendin e Shqiperise. Hyrja e saj ne ambientet e legjislativit shqiptar u shoqerua me duatrokitje te gjata te te pranishmeve.
Clinton deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.
"SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.
Me herët Clinton ishte në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi një takim për disa minuta me Presidentin e Republikes Bujar Nishani. Ne fund të takimit Clinton mori edhe dekoratën e Urdhërit të Flamurit. Në aeroport ajo u prit nga ministri i jashtëm Edmond Panariti.
Zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do të largohet nga Tirana drejt Zagrebit.