English

Ku qëndron forca dhe energjia e mushkonjës

Aq e vogël dhe tepër e fuqishme për të shkaktuar deri në vdekjen e njeriut. A ju ka shkuar ndërmend ndonjëherë se si është e mundur?

Dr. Sabri Demirdash, profesor shkencash në universitetin e Kuvajtit, ka dhënë një intervistë lidhur me shpjegimin se ku qëndron forca dhe energjia e mushkonjës. Ai ka shkruar dhe një libër të titulluar “Ky univers e ka një Zot.”

Dr. Sabri Demirdash: ”Para se të filloj, dua të them se merrimangat nuk hyjnë tek insektet. Merimanga hyn në një familje tjetër, ku hyjnë akrepat, morrat etj… Kurse milingona hyn në familjen e bletës dhe grerëzave dhe të gjithë këto janë pickuese.”

”Forca e saj qëndron në çdo pikë të fizikut të saj. Unë dua të bëj një replikë të shkurtër me të gjithë ata që tallen me faktet dhe ajetet e Kuranit famëlartë. Thotë Zoti në Kuran:”Allahu do të tallet me ata dhe do t’i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre. Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.”

Unë u them atyre që tallen me këto shembuj në Kuran, që secili prej nesh kemi dy sy. Kurse mushkonja ka mbi njëmijë sy. Ajo ka dy palë sy të përbërë dhe të gjithë sytë e insekteve janë të tillë. Kurse merimanga i ka sytë e thjeshtë, ngaqë nuk është insekt. Ajo mund të ketë gjashtë sy, katër, dy ose mund të jetë e verbër. Kurse sytë e mushkonjës përbëhen nga qindra sy të tjerë të vegjël shumë funksionalë, me qëllim që të garantojë një shikim sa më të qartë natën.

Diçka tjetër e veçantë është se mushkonja ka tre zemra. Një zemër qëndrore dhe dy të tjera anësore. Hunda e mushkonjës përbëhet nga shtatë pjesë dhe çdo pjesë ka thikat e saj prerëse. Ajo ka dhe një sistem si ai infrared, me atë të cilit dallon dhe zbulon prenë e saj me ngjyrë vjollcë. Nëse milingona e gjente prenë me antë të erës, mushkonja e gjen prenë me anë të ngjyrës. Me ta nuhatur prenë, ajo turret dhe e pickon. Ndonjëherë ajo gabon dhe përpiqet të pickojë sipër rrobave.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Po si mundet që mushkonja ta dallojë burrin nga gruaja? Mos vallë ka ndonjë ngjyrë të veçantë me të cilën e dallon apo si qëndron puna?

Dr. Sabri Demirdash:”Në këtë rast, ajo përdor nuhatjen e saj. Kështu, ajo bën dallimin mes burrit dhe gruas dhe mes një fshatari dhe një qytetari me anë të nuhatjes. Shqisën e nuhatjes ajo e ka shumë të fuqishme dhe arrin të nuhasë deri në gjashtë km.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Përse vallë mushkonja preferon thithjen e gjakut nga gratë?”

Dr. Sabri Demirdash:”Në fakt ajo thith gjakun e të dy gjinive. Unë prisja që pyetja të ishte përse vetëm femra thith gjak dhe jo mashkulli. Kjo, për shkak se femra ka nevojë për lëndë si proteinat dhe lëndët minerale që gjenden në gjak, për të ushqyer vezët e saj.

Ne në Egjypt, sa herë që vizitonim të afërmit tanë në fshat dhe në shkretëtirë, i gjenim shtëpitë e tyre të mbushura me mushkonja. Ndërkohë që banorët e shtëpisë ishin të zhytur në gjumë të thellë, ne hiqnim të zezat e ullirit duke u kruajtur nga pickimet e mushkonjave. Mushkonjat arrijnë t’i dallojnë dhe miqtë e shtëpisë dhe janë pikërisht këto preja e tyre më e preferuar atë natë.
Mbi kurrizin e mushkonjës jetojnë disa parazitë të vegjël, që nuk mund të dallohen veçse me mikroskop.

Kur mushkonja ulet mbi lëkurën e njeriut për ta pickuar dhe thithur gjakun, ajo fillimisht e mpin vendin, me qëllim që njeriu mos e ndjejë pickimin. Nëse nuk do të ishte kjo lëndë mpirëse, çdokush do e ndjente pickimin dhe do e vriste mushkonjën.

Dr.Muhamed El-ivedij:”Po dhimbja që shkaktohet pas pickimit dhe kruarjet, mos vijnë si rezultat i pickimit apo çfarë?”

Dr. Sabri Demirdash: ”Dhimbja dhe kruarja nuk vjen nga pickimi. Kur mushkonja thith gjakun, ajo lëshon një lloj acidi që ndihmon në thithjen e gjakut me anë të hundës. Është pikërisht kjo lëndë ajo e cila shkakton dhimbje dhe kruarje.

Por mushkonja ka dhe një veçori tjetër, ajo është shumë qejflie dhe ia lejon vetes dhe jetën e luksit.”

Dr.Muhamed El-ivedij:”Çfarë do të thotë kjo?”

Dr. Sabri Demirdash:”Nëse gjaku që ka thithur nuk i pëlqen, ajo e vjell përsëri. Ajo është e pajisur me një aparat të posaçëm për diçka të tillë.”

KOMENTE