4 shqiptarë kanë nisur një sherr me thika të improvizuara në një prej burgjeve të Greqisë.
Por sherri i nisur ka përfunduar me plagosjen e 3 prej tyre ku më pas dërgohen në spitalin e qytetit të Lamias. Pas mjekimit të marrë nën shoqërimin e policisë 2 prej tyre u kthyen në qeli ndërsa i treti ndodhet në gjendje më të rëndë dhe do të vazhdojë qëndrimin në spital.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi, të cilët vuajnë dënimin nga 10-15 vjet për trafikim dhe posedim droge.