Policia po heton vdekjen e dy personave që vdiqën pas një kolaps në një sauna.
Një 39-vjeçar vdiq në vend në saunën, Pleasuredrome, pranë stacionit Waterloo në qendër të Londrës dhe një 46-vjeçar vdiq më vonë në spital.
Policia ka thënë se të dyjan vdekjet janë duke u trajtuar si të pashpjegueshme ndaj dhe janë duke pritur raportet nga reparti i toksikologjisë.
Por vdekjet nuk kanë mbaruar pasi një person i tretë i moshës 34 vjeç, u dërgua në spital për trajtim por vdiq ditën e djeshme në spital.
Policia u thirr në Pleasuredrome, një vend popullor me burra homoseksualë dhe biseksualë, rreth 08:15 tthonë raportet e policisë.
Ceremonitë mortore pritet të zvillohen për dy viktimat e fundit pasi tu bëhet ekspertiza mjeko ligjore, për të marrë një përgjigje se çfarë shkaktoi këto 3 vdekje të një pasnjëshme.
Pleasuredrome ka një eksperiencë mbi 15 vjet dhe është e hapur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.
Përmban dy kate, ku përfshihet një banjë për dush, dy dhoma me avull, sauna, një sallë pritjeje, një suitë për masazh dhe një kafe-bar.
Atje nuk lejohet pirja e duhanit dhe alkoolit.