Këto foto të pabesueshme janë kapur me të vërtetë në mënyrë origjinale, nga beteja e pafat e zebrës për të shpëtuar nga goja e uritur e krokodilëve.
Seri e imazheve, është marrë në Kenia gjatë migrimit vjetor të zebrave, ku njëra prej tyre është shkëputur nga zinxhiri i zebrave duke u bërë një darkë e mirë për krokodilin.
Ajo nuk ka mundur dot të shpëtojë dhe të bashkohet me shoqet e saj për të vazhduar rrugën e tyre për të gjetur ushqim.
Këto foto të mrekullueshme janë marrë nga fotografja gjermane Gabriela Staebler, në lumin Mara në Kenia.
Ajo ishte atje kur tufa e zebrave mbërriti ndërkohë ajo kishte parë mjaft krokodilë të urritur në lumë të cilët filluan të gjallëroheshin kur ato po kalonin lumin.
"Në fillim ishte vetëm një krokodil dhe brenda disa minutave u shfaqën dhe tre të tjerë duke e shqyer zebrën", tha Gabriela. Ata duhet të ishin tepër të uritu aq sa brenda 30 minutave ata lanë vetëm lëkurën e zebrës, sqaron Gabriela.