"Një biznesmene britanike përballet deri në tre vjet burg për gjoja seks në një taksi në Dubai, ndërsa ajo ishte e dehur.
Rebecca Blake, 29, dhe Conor McRedmond u arrestuan pasi ishin duke bërë seks në gjendje të dehur pas një dite të lodhshme me pije.
Ata janë mbajtur për pesë ditë dhe janë akuzuar për marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe të qenit të dehur në një vend publik - dy vepra penale të rrepta në një vend islamik."
Kjo ngjarje që ndodhi në Maj të këtij viti ka dalë përsëri në dritë, pas disa muajve pasi avokati i saj Shaker Al Shammary i ka thënë gjykatës në Dubai se ajo nuk mund të kishte mardhënie seksuale pasi ajo ishte në ciklin e menstruacioneve.
Ai vazhdoi të shpjegonte se shoferi i taksisë kishte bërë një akuzë jo të vërtetë pasi ishte inatosur me klientin e tij që shoqëronte zonjën Rebecca Blake, në lidhje me pagesën.
Gjithashti avokati ka mbrojtur klienten e tij duke thënë se Dubai nuk është një xhami, që të mos lejohet e pira. Gjithashtu shoferi të tjera dëshmi i kishte thënë policëve dhe të tjera dëshmi i kishte thënë prokurorëve, ndërsa çifti kishte thënë të njëjtin version.
Avokati ka shpjeguar edhe njëherë para prokurorëve ngjarjen e vërtetë.:
"Ata morën një taksi jashtë një hoteli dhe (Z. McRedmond) pati një debat me shoferin e taksisë në lidhje me rrugën, sepse ai e pa shoferin që kishte marrë një rrugë që të nxirrte më gjatë për të shkuar në destinacionin që donin, dhe i kishte thënë shoferit që do ta raportonte në polici.
"Klientët e mi jetojnë këtu dhe ata e dinë Dubain, kështu e dinin dhe rrugën shumë mirë, nuk kishte nevojë që shoferi të merrte rrugën më të gjatë për të marë pagesë më shumë.
Shoferi i taksisë pa se ai ishte i dehur dhe mendoi se ai duhet të shkojë në polici kështu shoferi sapo pa një makinë policie, u tërhoq dhe i tha se ata kishin marrëdhënie seksuale.
"Kur erdhi oficeri, ata nuk ishin bërë asgjë dhe ishin të rregullt në veshje.
Ai shtoi: "Nuk kishte asnjë provë që ata kishin marrëdhënie seksuale dhe (znj Blake) kishte periudhën e saj në mënyrë që ata nuk mund të kenë bërë. Ata janë të rritur dhe e dinë se çfarë bëjnë, aq më tepër që ata dolën nga hoteli dhe nuk kishte pse të bënin seks në makinë".
Vendimi përfundimtar pritet të merret shpejt gjatë kësaj jave.