Për të gjithë dashamirësit e filmit, prej dt 3-9 Nëntor, do të shfaqet Festivali i Filmit Shqiptar në kienema Millenium dhe Teatri i Komedisë.
“Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar në 100 vjet Pavarësi” ,
i cili do të jetë aktiviteti më i rëndësishëm kinematografik i këtij viti jubilar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Në këtë Festival do të konkurojnë kineastët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora, me vepra kinematografike të prodhuara në periudhën Janar 2007-Shtator 2012 .
Ndërsa në datën: 7 ora 12:15 në kinema Millenium do të shfaqet filmi dokumentar "Percjellja" kushtuar Vangjush Furxhi nga Mevlan Shanaj dhe ora 20:15 po në Kinema Millenium do të shfaqet filmi "PHARMAKON" i Joni Shanaj.
"PHARMAKON" nga Joni Shanaj - Një film që flet për një brez të ri që nuk shkëputet nga tutela e një shoqërie të korruptuar, ku të bëjnë përshtypje skenat erotike. Dy aktorët kryesorë të filmit janë, Olta Gixhari dhe Klevis Bega, i njohur më mirë me pseudonimin e tij, “Kastro Zizo”.
“Filmi, në një sfond tjetër prek edhe një konflikt brezash, midis atij që kontrollon gjithcka, pushtetin e paranë dhe brezit tjetër, të përfaqësuar nga djali i mjekut, Branko, që këtu interpretohet nga Klevi. Ai është personazhi që në dukje i ka gjërat gati, por është i pëkënaqur sepse jeton nën paternalizmin e një babai dhe në një farë mënyre jam përpjekur të fokusohem në këtë dramë mes babait dhe birit, në momentin kur dëshira për ego dhe pushtet godet pa dashje jetën e djalit të tij”, shpjegoi Joni.