Nënë e dy fëmijëve është tashmë e "dënuar" të jetojë vetëm me biftek dhe një lloj rrepe suedeze pasi trupi i sj është kthyer intolerant ndaj të gjitha ushqimeve.
Dikur një vajzë dhe grua e shëndetshme sot ajo ka humbur shumë kilogramë gjë që e kanë bërë atë të mos ketë fuqi të bëjë dot asgjë.
Edhe pas shumë vizitash dhe ekzaminimesh, mjekët nuk janë në gjendje për të gjetur problemin e saj.
Familja e saj është e shqetësuar pasi ajo mund t'i ketë ditët e numëruara.
Clare Greasly nga Manchesteri, kishte shfaqur probleme që 1 vit më parë, si dhmebje të forta në anën e stomakur dhe që përhapeshin në gjithë abdomenin(barkun). Edhe pse mjekët e kishin vizituar që atëherë testet dilnin normalë. Edhe tani vizitat e saj janë shtuar por nuk ka asnjë rezultat pozitiv.
Ajo ndihet e plogësht duke qëndruar në hijen e trupit të saj. Ajo nuk mund ta besojë se në këtë shekull të mos të të ofrohet ndihmë për intolerancën ushqimore.