Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan projektligje dhe vendime të rëndësishme, lidhur me mjetet rrugore si pasojë e bllokimit, ndalimit apo sekuestrimit nga policia deri në datën 30-12-2010.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që:
Neni1.
Mjetet rrugore, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 30.12.2010, për të cilat nuk ka probleme në ndjekje, në hetim ose verifikime të ndryshme, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas destinacionit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.
Neni 2
Mjetet rrugore, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare (me ose pa targa regjistrimi/lejeqarkullimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas destinacionit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.