English

Ndahet nga jeta ish grevisti Lirak Bejko

Grevisti i grevës së ish të përndjekurve politikë Lirak Bejko, i cili i vuri flakën vetes në datën 10 tetor 2012, ka ndërruar jetë në spitalin e Barit ku kishte shkuar për kurim më të specializuar.

Burimet bënë të ditur se Bejko është ndarë sot nga jeta rreth orës 11:00 në spitalin e Barit.

Bejko u dogj në 50% të trupit. Është pikërisht Gjergj Ndreca , i cili ishte personi i dytë që i vuri flakën vetes por pas dërgimit në Athinë u përmirësua dhe u kthye përsëri në Tiranë mes grevistëve, është pikërisht ai tani, që konfirmon për A1 Report ndarjen nga jeta të mikut të tij. "Si do t'i përgjigjet tani botës qeveria shqiptare?", thotë Gjergj Ndreca për A1 Report.

KOMENTE