English

Nënë me vajzën 6 vjeç hidhen nga kati i 4-ët i pallatit

Qyteti i Durrësit është tronditur që në orët e para të mëngjesit.

Në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në qytetin bregdetar, 34-vjeçarja me inicialet E.P është hedhur së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare.

Menjëherë nënë e bijë janë dërguar në spitalin e Durrësit me urgjencë, nga ku mësohet se tashmë nëna do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa vajza është jshtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen për të zbuluar shkaqet që kanë çuar në hedhjen nënë e bijë nga ballkoni apo janë detyruar me forcë të hidhen.

KOMENTE