Larja e dhëmbëve me furçë sidomos para se të flemë është një detyrë e të gjithëve. Por që të glltitësh furçën e dhëmbëve është e pazakontë dhe aspak detyrë.
Për dikë mund të duket e çuditshme por adoleshenten Georgie Smith, pastrimi i dhëmbëve u bë një problem jetë a vdekje.
Gjatë pastrimit të saj të dhëmbëve ajo aksidentalisht gëlltit furçën e dhëmbëve.
19-vjeçarja nga Brighton e ndjeu që furça po rrësqiste poshtë në grykën e saj dhe nuk mundi të bënte asgjë.
Është raportuar se zonjusha Smith, një studente në Universitetin Guildford, nuk pati refleksin për ta nxjerrë jashtë.
"Unë mendova se ishte duke shkuar për asfiksim deri në vdekje dhe u habita kur ajo nuk ishte mbërthyer në fytin tim dhe unë munda të marr frymë," tha ajo për gazetën The Sun.
Pas mbërritjes me urgjencë në spital mjekët i thanë se nuk mund të bëjmë asgjë por do presim nëse ajo do të dalë në mënyrë natyrale përmes anusit, pasi radiografia nuk i evidenton gjërat plastike se ku ndodhen në trup.
Ajo tashmë shpreson që furça të dalë jashtë, ose të shkrihet në zorrë pa rrezikuar shëndetin e saj.
Mjekët britanikë thonë se ka patur mjaft raste që kanë gëlltitur furçën, disa janë bërë operacion të tjerë jo pasi e kanë nxjerrë në mënyrë natyrale.