Një burrë amerikan është gjobitur me 1.5 milion dollarë gjobë për piratimin e 10 filma gay-porn me anë të faqes BitTorrent.
Një gjykatë federale në Illinois vendosi që dëmi ishte 150.000 $ per film të Flava Works - krijuesi i filmave pornografike.
Çmimi është menduar të jetë kaq i madh, sepse i akuzuari, Kywan Fisher, nuk mbrojti veten kundër akuzave të ngritura ndaj tij si pirat i filmave.
Në gjykatë, Flava Works solli provat ku demonstroi se z Fisher ishte personi që kishte vënë kopjet e filmave të saj në faqen BitTorrent.
Në dëshmitë e tij, Flava zbuloi se i kishte vendosur kodet unike në kopjet e filmave të tij meqëllim që konsumatorët të paguajnë për të parë. Puna e dedektivëve Digitalë konsistoi futjen e këtij rrjeti për të zbuluar se si funksiononte, me qëllim që të vërtetoheshin akuzat e ngritura nga autori origjinal i filmave.
Pasi ndahen nëpërmjet BitTorrent filmat ishin shkarkuar ose ishin parë 3449 herë, tha Flava gjatë deklaratave të tij gjyqësore.
Flava pohoi se Z. Fisher kishte ekspozuar "shkelje me paramendim të autorit" dhe ka shkelur termat dhe kushtet e shërbimit pay-to-view videove që ai kishte nënshkruar..
Nuk është e qartë nëse zoti Fisher do të apelojë kundër aktgjykimit apo nëse ai mund të paguajë gjobën.
Z. Fisher ishte një nga 15 njerëzit që Flava kishte ndjekur për piratimin e filmat e tij. Megjithatë, rastet kundër gjithë të tjerëve nuk janë vërtetuar akoma për shkak të mungesës së provave.