Brookhaven është një azil pleqsh në zonën Lexington, në Massachusetts. Që prej vitit 2008 në këtë godinë është themeluar organizata “Gjyshet për Obamën”. Kjo organizatë ka si qëllim që të shpërndajnë programin e presidentit Obama për të rifituar votat për një mandat të dytë.
Ato përmes kartolinave ku shkruajnë arritjet e Obamës dhe atë çka ai ofron ai për një mandat të dytë, i dërgojnë në çdo cep të Amerikës te miqtë dhe te të njohurit e tyre me qëllim që të mbështesin Obamën për mandatin e tij të dytë.
Betsy Hatfield, koordinatore e organizatës “Gjyshet për Obamën”, thekson: “Sikurse edhe shumë grupe të tjera që kërkojnë të kenë ndikim në zgjedhje, ajo që na dallon është se ne nuk kemi buxhet, personel apo zyra. Gjithçka që ne bëjmë financohet po nga vetë ne. Mbajmë lidhje me zyrën qendrore të fushatës elektorale të Obamës nga ku marrim listat e votuesve. Gjithçka më pas është në dorën tonë. Jemi të lira të shprehim atë që ne besojmë.”