English

I dashuri i vret djalin 18muaj të dashurës së tij

Një burrë ka vrarë djalin 18 muaj të të dashurës së tij, sepse nuk e duronte dot pasi ishte duke qarë.

Ai tashmë është dënuar me 15 vjet burg. Scott Hepburn, 33 vjeç, i tha partneres Samantha Knox se djali i saj, ishte në gjumë, kur ajo mbërriti në shtëpi, në përpjekje për të mbuluar krimin e tij.
Por Ashley Johnson ishte sulmuar nga Hepburn si ai kishte qëndruar si babysiter vetëm për një orë, për zonjën Knox në mbrëmjen e 27 janarit të këtij viti.

Hepburn e kishte hedhur Ashleyn në dysheme, dhe më pas e kishte përplasur në mur, dhe më pas e kishte marrë fëmijën dhe e kishte vënë në shtratin e tij për të fjetur.
Ai pastaj shkoi në katin e poshtëm për të shikuar televizior.

Knox, që ishte e dashura e tij prej katër muajsh, arriti përsëri në shtëpinë e saj në Meir, Stoke-on-Trent, dhe gjeti pa ndjenja djalin e saj kur ajo shkoi për t'i dhënë atij një puthje.
Hepburn pretendoi se ai nuk kishte 'asnjë ide se si' Ashley kishte pësuar fraktura të shumta të kafkës dhe një këmbë të thyer ndërsa vazhdonte të shikonte TV.
Ashley u dërgua në spital, por vdiq pasi frakturat e tij në kafkë ishin të shumta dhe kishte pësuar lëndime të trurit.
Gjykata më në fund ka dhënë dënimin me 15 vjet burg për Hepburn.

Gjyqtari Simon Tonking i tha atij: "Ju keni qenë vetëm me Ashley për rreth një orë dhe gjatë asaj kohe ju brutalisht e vratë atë, përmes një sulmi tmerrësisht brutal.

KOMENTE