English

I jep fund jetës, duke u hedhur nga ura mbi lumin Buna në Shkodër

Nuk është menduar gjatë 41 vjeçari A.Tulaj nga Shkodra, i cili i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga ura e vjetër mbi lumin Buna.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.10 tek ura e vjetër e Bunës në qytetin e Shkodës. Kalimtarët që shëtisnin të dielën në pedonalen pranë kësaj, kanë parë 41-vjeçarin teksa ka hipur tek hekurat e urës pranë këmbës së parë të saj dhe menjëherë është hedhur në lumë.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila me të mbërritur ka filluar kërkimet e trupit të 41 vjeçarit i cili mendohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme

KOMENTE