Dikush mund të nevrikoset dhe të shajë rrjetet sociale por ato janë edhe po aq të rëndësishme.
Një 28 vjeçari Saif Siddiqui, iu vodh makina e tij tip SUV, Pajero luksoze, në darkë rreth orës 23:00 kur ai kishte shkuar për vizitë te një mik dhe e kishte parkuar makinën para shtëpisë së tij.
Kur ai doli për tu larguar pa që makina nuk ishte dhe menjëherë ka bërë denoncimin në polici për vjedhjen e makinës.
Por në të njëjtën kohë përms celularit të tij ai ka shpërndarë SMS te të gjithë miqtë e tij me përshkrimin e makinës dhe iu lut që miqtë e tij ta shpërndanin te miqtë e tyre, pra një zinxhir shpërndarje të SMS.
Dhe për çudi kur ai i humbi shpresat pasi asnjë SMS nuk po i vinte, në telefonin e tij mbërriti një SMS pas 12 orësh, ku përshkruhej një makinë si ajo që Saif kishte përshkruar dhe i tregoi se ku ndodhej.
Menjëherë Saif arriti në lokalitetin ku ndodhej makina dhe arriti të merte makinën e tij me disa dëmtime të lehta në sistemin e brendshëm por e pa dëmtuar jashtë.
Menjëherë shkoi në polici për të njoftuar se makina e tij Mitsubishi Pajero 2800 (4X4)u gjend dhe më pas në servis për të ndryshuar pjesët që ishin dëmtuar çelësi i mbylljes së derës dhe çelësi i jashtëm i sigurisë që mbron drejtuesin ishin thyer.
Ky produkt ka një vlerë të mirë rishitje edhe pse mund të hapet me një çelës Fiat.
Ngjarja ka ndodhur në Andheri. Mumbai