Të dhimbshme janë kur lexon histori të tilla sidomos te fëmijët e vegjël madje të porsalindur.
Ethan Burn ka një gjendje e rrallë sëmundje që shkakton lëvizje të duarve saktësisht në të njëjtën kohë duke pasqyruar njëra-tjetrën.
Kur ai mban apo vizaton objekte me njërën dorë të njëjtat lëvizje do të bëjë dhe me dorën tjetër
Ethan mund të shkruajë në të njëjtën kohë, mban stilolapsa si në dorën e tij të djathtë ashtu edhe të majtë.
Por pas një skaneri të bërë në kokën e tij, mjekët zbuluan se ai kishte një tumor kanceroz në rritje pas syrit të tij të majtë.
Dhe gjithçka u zbulua nga nëna e tij kur ai ishte katër muajsh, por ai nuk ishte diagnostikuar deri sa Ethan ishte dy vjeç.
Znj Burn, e cila jeton me burrin Robert, 45, një menaxher IT, në Karshalton, Surrey, Britani tha: "Kam vënë re se kur kam vendosur një top në dorën e Ethan, atëherë dora e tij do të imitonte të njëjtat lëvizje si dhe tjetra.
Nëna e kishte çuar te mjeku por ata i kishin thënë se nuk kishte asnjë problem.
Atëherë kur Ethan filloi të ushqejë veten në moshën një vit, ai nuk mund të menaxhonte veten. Ai nuk mund të mbante tasin me një dorë dhe lugën në tjetrën.
Znj Burn, një infermiere çerdhe, tha: "Ai e mbante tasin me një dorë, por kur i vendosja lugën në dorën tjeër ai nuk mund të bënte dy veprime ose lëshonte tasin ose lugën, duke bërë vetëm njërin veprim.
Ajo shprehet: "Kam punuar si një infermiere çerdhe, kështu që unë e dija se në krahasim me fëmijët e tjerë, lëvizjet e dorës së Ethan nuk ishin normale."
Kur Ethan ishte dy vjeç, Znj Burn e çoi atë për të parë te një mjeku i cili nisi të hetojë problemin.
"
Pas shumë ekzaminimesh dhe konsultash me mjekë të ndryshëm pediatër, kirurgë neurologë u arrit që të diagnostikohej me një hije të zezë pas syrit të tij të majtë në brendësi.
Lajmi ishte shkatërrues për prindërit. Ai më pas iu nënshtrua kimioterapisë dhe mjaft ekzaminimeve të tjera deri sa mjekët arritën të zhduknin rritjen e tumorit. Tani ai është mirë por ka humbur pothuajse shikimin e njërit sy.
Prindërit shprehen të lumtura pasi ai luan, mëson dhe vepron si të gjithë fëmijët e tjerë, por meraku është përsëri pasi nëse tumorret në sy arrijnë të zhvillohen përsëri, ai do të humbë dhe syrin tjetër gjë që prindërit luten dhe e mbajnë nën kontroll dhe vëzhgim të kujdeshëm për ndonjë ndryshim që mund të shohin.
Nëna e tij shprehet e lumtur dhe sa herë sheh duart e tij, mendon se ato duar kanë shpëtuar jetën e tij.